Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Chelsea kualifkohet nga penalltitë. Hazard realizon ëndrrën e londinezëve

Për herë të parë në histori, katër ekipe të një shteti, kualifikohen në finale të Europa League e Champiosn Legaue në një sezon. Chelsea do të përballet me Arsenalin në finale të Europa League, kurse Tottenhami me Liverpoolin në Champions League.

Është mësuar edhe finalisti i fundit në Europa League.

Janë “Blutë e Londrës” ata që në finalen e 29 majit do të përballen me Arsenalin, pasi eliminuan pas penalltive skuadrën gjermane, Eintracht Frankfurt.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, dhe ndeshja u desh të shkojë në vazhdime.

Pasi nuk pati gola as pas 30 minutave vazhdime, ishin penalltitë ato që përcaktuan finalistin e fundit dhe nga 11-metërshet më të sigurt u treguan anglezët, që triumfuan 4-3.

Kështu, Chelsea kualifikohet në finale të Europa League, pas 6 vjetësh kur triumfoi në vitin 2013 dhe do të përballet me Arsenalin, që eliminoi Valencian.

Kështu, për herë të parë në histori, katër ekipe të një shteti, kualifikohen në finale të Europa League e Champiosn Legaue në një sezon.

Chelsea do të përballet me Arsenalin në Europa League, kurse Tottenhami me Liverpoolin në Champions League.

Related posts

PREZANTIM ËNDRRASH/ Lionel Messi vesh bluzën e Inter Miami: Ju falënderoj për mikpritjen, gjithçka spektakolare

F.autor

MOMENTET E ARTA ME SKËNDËRBEUN/ Bledi Shkëmbi bëhet nostalgjik

F.autor

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Otamendi në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment