Futboll Sport

Start pozitiv/ Hasi merr një pikë në debutimin me Al Raed në Arabinë Saudite

Nis pozitivisht aventura e Besnik Hasit dhe Ferhan Hasanit në Arabinë Saudite. Al Raed barazoi 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Al Ettifaq në javën e parë duke marrë një pikë shumë të vlefshme. Hasani edhe pse ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e Al Raed e nisi sfidën si titullar duke luajtur për 60 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Hasi.

Vendasit të cilët janë një ekip me pretendime të mëdha dhe kampionatin e kaluar e mbyllën në vendin e 4-t kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5-të, por vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt sulmuesi Saleh Al Shehri i dha një pikë skuadrës së Hasit me golin e tij.

Related posts

KRITIKON ASHPËR “KATALANASIT”/ Stoichkov: Sa herë që Griezmann është në fushë, Barcelona luan me…

Delo.autor

Ronaldinho futet në politikë, mund të bëhet senator në Brazil!

Q.Autor

Publikohen formacionet zyrtare: Arsenal – Stoke, Xhaka e nisë nga stoli

Sadik.Autor

Leave a Comment