Futboll Premier League

‘Telenovela Sanchez’, Liverpool rivalizon Cityn dhe United

Liverpool ka hyrë në garë për sulmuesin kilian të Aresenalit, Alexis Sanchez

Alexisa Sanchez do ta ketë shumë të vështirë për të vendosur për të ardhmen, me Manchester United, City dhe së fundmi Liverpool të interesuara për të.

Sipas Mirror, skuadra e Kloppit po përgatit një ofertë të mirë për të, pasi e sheh kilianin si zëvendësues të Philippe Coutinhos që kaloi në Barcelonë.

E ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Arsenalin që skadon në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka përzgjedhur skuadrën e re.

Liverpool është e gatshme që të paguajë më shumë se dy skuadrat, pasi ka para nga shitja 160 milionë eurosh e brazilianit në Camp Nou.

Related posts

Rrëfehet Milito: Futbolli italian ishte Maradona, guxova kur i thashë Murinjos se…

Isa.Autor

Marseille planifikon të nënshkruaj para-kontratë me Wilshere

Delo.autor

Debutimi me Barcelonën/ Coutinho: Kisha emocione por tifozët më dhuruan qetësi me mirëpritjen e tyre

Q.Autor

Leave a Comment