Futboll La Liga Sport

Enrique me “dorë të hekurt”/ Lë jashtë kombëtares bomberin e SPANJOLL, fton MILANISTIN

Erë e re në kombëtaren spanjolle!

Pas pensionimit të Gerard Pique dhe Andres Iniesta, “shkurtime” ka bërë vetë tekniku i kombëtares “La Roja”, Luis Enrique që për dy sfidat e Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Kroacisë ka lënë jashtë emra të rëndësishëm.

Në listën e bërë publike pak minuta më parë vihet re mungesa e mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba dhe mesfushorit të Atletico Madrid, Koke. Gjithashtu, nuk është grumbulluar për këto dy sfida as sulmuesi i Celta Vigo, Iago Aspas, ndërkohë që të njëjtin fat ka pasur edhe sulmuesi i Chelsea Alvaro Morata dhe shoku i tij te blutë, Marcos Alonso.
Skuadra spanjolle

Portierët: De Gea, Kepa, Pau Lopez

Mbrojtësit: Carvajal, Azpilicueta, Albiol, Nacho, Ramos, Llorente, Inigo Martinez, Alonso, Gaya

Mesfushorët: Busquets, Roberto Sergi, Rodri, Sauli, Thiago, Ceballos, Isco

Sulmuesit: Asensio, Morata, Costa, Suso, Rodrigo

Related posts

ÇMENDURI/ Ish-lojtari i Barcelonës heq dorë nga emri, pagëzohet si Goku (FOTO)

Delo.autor

MESFUSHORI NGA UELLSI/ “Tersi” i personave “Vip” drejt largimit nga Arsenali

Isa.Autor

FORMULA 1/ Mick Schumacher: E përfundova garën, mësova shumë nga kjo përvojë e parë

Delo.autor

Leave a Comment