Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Wenger sulmon tifozët e Arsenal

Arsene Wenger pretendon se Arsenal respektohet më tepër jashtë shtetit sesa në Angli dhe kjo për shkak të tifozëve keqdashës.

Ai ka lajmëruar të premten se ky do të jetë sezoni i fundit në stolin e Topçinjve pas 22 viteve ku ka dhënë gjithçka për klubin.

Trajneri veteran është kritikuar pafund nga tifozët dhe analistët në vitet e fundit, por 68-vjeçari ka folur me pasion për dedikimin e tij.

“Nuk do të largohem asnjëherë komplet nga klubi. Kam dhënë vitet më të mira të jetës sime për këtë klub. Kam mbërritur 46 vjeç, kam punuar shtatë ditë të javës, jo gjashtë, jo gjashtë e gjysmë, shtatë – për 22 vite. Nuk mundet thjesht të largohesh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është e pamundur.

“Mendoj se ky klub respektohet kudo në botë, më shumë se në Angli. Tifozët tanë nuk kanë shfaqur imazhin e unitetit që doja të ishte kudo në botë. Mendoj se ky klub ka një imazh fantastik.

“Nejse, nuk dua të bëj polemika. Tifozët donin që unë të largohesha pasi nuk ishin të lumtur. Kështu e ka ky profesion.”

Related posts

Chelsea ia ofron Realit Kanten, për ta marr yllin spanjoll që po shkëlqen tek madrilenët

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOL/ Goditje e madhe për “Kuqezinjtë”, ylli Ibrahimovic dëmtohet sërish. Ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Cassan tha se Icardi duhet të zgjidhë konfliktin/ Reagon Wanda Nara: Këto jan budallaqe…

Delo.autor

Leave a Comment