Futboll Premier League Sport

Kthesa 180 gradë e francezit/ Fillimisht kërkoi largimin, tani pritet ti ngelet në “derë” Man United

Gjatë verës ndodhën lënia jashtë botërorit, që u zhvillua në Rusi, nga kombëtarja franceze dhe debati me Jose Mourinho te Manchester United, duke e detyruar të mendojë për një “revolucion” në karrierën e tij. Juventus, Tottenham dhe disa klube të tjera të mëdha në Europë dukeshin të gatshme ta merrnin, por merkato u mbyll dhe ai qëndroi në Angli.

Po flasim për Anthony Martial, prej kohësh i “divorcuar” në shtëpi me Manchester United, por që duket se do të vazhdojë lidhjen me klubin e “Old Trafford”.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sports News Uk”, francezi po diskuton me drejtuesit e “djajve” për rinovimin e kontratës që skadon në verën e ardhshëm. Mendohet se marrëveshja e re do ta lidhë me Manchester United deri në vitin 2023.

Related posts

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio kanë festuar 6-vjetorin e tyre të lidhjes (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Dy gjigantët anglez në “luftë për Cavanin

Delo.autor

SUPERIORE/ 4 sfidat e vlefshme për ecurinë në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment