Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Keidi BARE largohet nga Atletico Madrid, mbetet në Spanjë tek klubi i…

Fundit i merkatos sjell gjithmonë lëvizje të shumta dhe të papritura. Lëvizja e fundit prek kapitenin e Shpresave të Shqipërisë, Keidi Bare. Ky i fundit nuk po arrinte të bënte hapin e madh me skaudrën e Atletico Madrid-it duke luajtur vetëm me ekipin e dytë dhe duke mos u bërë protagonist në ekipin e parë, pavarësisht se ishte në vëmendjen e trajnerit Diego Simeone.

Informacionet e fundit që vijnë nga Spanja bëjnë me dije se mesfushori ka lënë ekipin e Atletico Madrid-it duke kaluar tek ekipi i Malagas. Ndryshim ekipi, por jo shteti për Baren, i cili nënshkruan për 3 vite me ekipin e ri. Fieraku nuk lëviz nga ishulli iberik, pasi është adoptuar mirë në futbollin spanjoll. Ai do të kërkojë të bëjë hapin e madh në karrierë dhe të luftojë për minuta në skuadrën e re. Malaga ka fituar konkurrencën me klubet e tjera, pasi për 21-vjeçarin kishte interes dhe nga Greqia, Anglia dhe Danimarka.

Kapiteni i Shqipërisë së shpresave ka preferuar Malagan. Skuadër kjo që militon në ligën e dytë spanjolle dhe kërkon të ngjitet sërish në Primiera Division. Në dy ndeshjet e para të kampionatit, ekipi i ri i mesfushorit ka fituar dy ndeshje duke u konfirmuar si pretendentët kryesorë për ngjitjen. Shpresojmë që Bare të përshtatet shpejt me skuadrën e re dhe të fitojë minuta. Atletico nuk e lëshoi “lehtë”, pasi kryeqytetasit kanë mbajtur përqindje në kartonin e lojtarit.

Related posts

“AI ËSHTË MË I MIRI I HISTORISË”/ Flet Talenti i Real Madrid: Nuk mund të krahasohem me…

Delo.autor

Sapo mësoi për vdekjen e Astorit, Bonucci telefonoi Ranoccian për të mos luajtur derbin Milan-Inter

Q.Autor

Flamurtari-Laçi nuk dihet ende ku do luhet, ja “oferta” e vlonjatëve për FSHF

Sadik.Autor

Leave a Comment