Bundesliga Futboll Sport

DORTMUNDI ZHGËNJEN SËRISH/ Java e dytë e Bundesligaës nis me një rezultat surprizë

Java e dytë e Bundesliga-s është hapur me ndeshjen Hannover-Dortmund, që sapo është mbyllur me rezultatin 0-0 në “HDI-Arena”. Një rezultat befasues ky, duke menduar për fitoren bindëse 4-1 që verdhezinjtë morën në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Leipzig.

Rastet nuk i kanë munguar miqve, të cilët nuk janë treguar të saktë para portës së kundërshtarit. Ndeshja, gjithsesi, ka qenë e ekuilibruar dhe pika e marrë nga vendasit ka qenë e merituar. Për herë të parë që nga 1966-a, verdhezinjtë janë larguar nga fusha e Hannover pa shënuar gol.

Ky ka qenë barazimi i dytë radhazi për Hannover në dy javët e para të kampionatit dhe ata mbajnë vendin e 9-të të renditjes. Dortmund, nga ana tjetër, mban vendin e parë me katër pikë.

Related posts

INTER-CAGLIARI/ Pas një asist përfekt nga Ashley Young, “Demi” Lautaro nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Napoli nuk humbet kohë, rinovon akordin me mbrojtësin që shkëlqeu në EURO 2020″ me Italinë…

Delo.autor

Manchester City ofron €25 mln për Alexis Sanchez, Wenger mohon kontaktet

Q.Autor

Leave a Comment