Futboll Kombëtarja Sport

RRËFEHET CIKALLESHI/ Kisha disa oferta, por zgjodha Goztepe për këtë arsye

Sokol Cikalleshi me pak vështirësi, por ia doli të luajë sërish në Superligën turke. Sulmuesi është pjesë e Osmanlispori, por për shkak se klubi zbriti një kategori më poshtë gjeti marrëveshjen për t’u huazuar tek Goztepe, që militon në elitën e futbollit turk. Gjatë një interviste për “Telesport”, kavajsi thotë se ka patur disa oferta, por kjo ishte zgjedhja më e mirë, ndërsa u ndal edhe te dëmtimi që ka kaluar në javët e fundit.

OFERTAT – “Duke qene se Osmanlispori ra nga kategoria, doja të gjeja gjuhën e përbashkët me drejtuesit për t’u larguar dhe njëkohësisht kisha disa kërkesa nga ekipe si Goztepe, Akhisar dhe Bursaspor, por edhe nga Arabia Saudite! Diskutimet ishin të shitesha apo huazim dhe në fund u vendos për t’u huazuar, pasi kartoni im është i shtrenjtë dhe klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët për shitje! Doja që në fillim Goztepen, pasi është klub i shëndetshëm dhe me siguri ka një të ardhme të ndritur”.

KALIMI TE GOZTEPE– “Kishte ditë që isha në bisedime me Goztepen dhe ekipe te tjera, por në fund vendosa për Goztepe sepse kjo ishte dëshira ime që në fillim, por edhe më ofroi kushte shumë të mira. Po pres me padurim të jem në fushë dhe të shënoj golin e parë! Ka qene një periudhë e gjate bisedimesh për transferim apo huazim dhe në fund u vendos për huazim. Osmanlispori ka paguar një shifër të konsiderueshme për kartonin tim dhe pret të përfitojë në të ardhmen”.

DËMTIMI – “Kisha një dëmtim në kavilje, prandaj nuk kam luajtur këto dy javë, por tashmë jam kthyer plotësisht ne stërvitje. Fatkeqësisht, futbolli ka dhe anën tjetër te medaljes dhe kjo ndodhi me Roshin dhe Sadikun. U kam uruar shërim të shpejtë dy shokëve të mi dhe me padurim pres të luaj përsëri me ta. Grezda besoj se dëmtimin e ka kaluar dhe ka kryer një transferim super, kështu që i uroj suksese e mbarësi ne sezonin e ri”.

QYTETI DHE TIFOZËT – “Tifozët e Goztepes janë në top 5 tifozeritë më të flakta në Turqi, duke futur këtu edhe tifozët e Beshiktashit, Fenerbahçes, Gallatasarait dhe Trabzonsporit. Izmiri është një qytet bregdetar dhe është një mrekulli për të jetuar”.

Related posts

ATMOSFERË LUFTE/ “Superclascio” në kaos, Boca: Ne nuk luajmë sepse ka…(VIDEO)

Isa.Autor

CHELSEA MBAN “PENG” BROJËN/ Refuzon një tjetër ofertë, sulmuesi mbetet në Londër

F.autor

PARADOKSI/ Rezultate të shkëlqyera, por Igli Tare gjithnjë në qendër të ciklonit

Delo.autor

Leave a Comment