Futboll Premier League Sport

“Gafa” e Alisson nuk pengon LIVERPOOLIN/ “Të kuqtë” kryesojnë me pikë të plota (VIDEO)

Liverpool ka fituar 2-1 ndaj Leicester dhe ruan vendin e parë me pikë të plota në Premier League, pasi janë luajtur katër javët e para. Kjo nuk ndodhte që nga viti 1990, kur Liverpool ka fituar titullin e fundit kampion.

“Të kuqtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë në “King Power Stadium”. Golin e parë e shënoi Saido Mane, pas dhjetë minutash lojë. Senegalezi, me katër gola, është golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez. Në fundin e pjesës së parë, gjatë një goditje nga këndi, braziliani Roberto Firmino shënoi me kokë, pas krosimit të kapitenit James Milner.

Leicester hyri në lojë duke përfituar nga një gafë trashanike e Alisson. Portieri brazilian rrezikoi duke dashur të driblojë një futbollist kundërshtar, i cili ja vodhi topin, por dhe e hodhi në zonë, atje ku Ghezzal ngushtoi diferencën për vendasit.

Gjithsesi, ekipi i Klopp e ruajti fitoren deri në fund dhe konsiderohet favorit për titullin në Premier.

 

Related posts

Trajneri i Arsenalit i druhet përballjes në Europa Ligë: Me Milanin e kemi pisk, jemi të lodhur

Q.Autor

EURO 2027/ ‘The Guardian’: Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë

F.autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Lojtari i njohur akuzohet për përdhunimin e një të miture

Isa.Autor

Leave a Comment