Futboll Premier League Sport

PEDRO DHE HAZARD “SHOW”/ Chelsea marshon në krye, West Ham mbetet me zero pikë (VIDEO)

Chelsea ka vuajtur jashtë mase ndaj një Bournemouth-i tepër defensiv, por në fund ka arritur të marrë fitoren falë golave të Pedro-s dhe Hazard. Një fitore e merituar 2-0 për Blutë e Londrës, që kanë vazhduar ecurinë pozitive në Premier League dhe janë skuadra e vetme bashkë me Liverpool që kanë pikë të plota pas katër javëve të para të sezonit.

Të besuarit e Sarri-t e kishin shumë të vështirë të depërtonin në prapavijën kundërshtare dhe kjo për shkak se Bournemouth luante me të gjitha forcat mbrapa fushe duke mos lejuar Blutë të tregohen mjaftueshëm të rrezikshëm para portës. Por Sarri bëri një zëvendësim të artë me Pedro-n duke zhbllokuar rezultatin në një ndeshje kaq delikate në Stamford Bridge, teksa Hazard ka vulosur fitoren.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Brighton ka përmbysur disavantazhin e dyfishtë teksa ka barazuar 2-2 ndaj Fulham. Palace ka pësuar një disfatë 2-0 brenda fushës ndaj Southampton dhe mesa duket ka ndikuar mungesa e yllit të ekipit Zaha i cili thuhet të jetë dëmtuar. Everton nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Huddersfield që merr pikën e parë të sezonit teksa West Ham ka pësuar humbjen e katërt në po aq ndeshje pasi është mposhtur nga Wolves në fund të takimit.

Related posts

Jorginho mund të zhbllokojë negociatat Chelsea-Napoli për Sarri-n

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ SHQIPËRIA dhe KOSOVA do të përballen prapë? UEFA jep lajmin E FUNDIT

Isa.Autor

HAZARD SI “PLESHTI”/ Chelsea rikthehet tek fitorja, mbetet në vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment