Futboll Seria A

Lëvizjet që priten të bëhen në çdo repart gjatë verës në merkaton e Milanit

Është koha për të analizuar merkaton e Milanit për sezonin e ardhshëm, ku mesa duket do të jenë ditë të ngjeshura për Massimiliano Mirabelli-n. Pasi ka mbyllur transferimet e Pepe Reina dhe Ivan Strinic, qëllimi i kuqezinjve mbetet forcimi i grupit të drejtuar nga Gennaro Gattuso, në funksion të sezonit të ardhshëm.


Porta – Pothuajse e kryer për Lillo Guarneri, 15 vjeçarin që aktivizohet tek Standard Liege dhe titullar tek Belgjika U-21. Gardiani do ti bashkohet të rinjve të Milanit gjatë sezonit 2018/2019. Plizzari, në rast të qëndrimit të Gigio Donnarumma-s, do të qëndrojë i huazuar edhe një vit tjetër. Treshja e portierëve sezonin tjetër do të përbëhet nga G. Donnarumma, Reina dhe A. Donnarumma.


Mesfusha – Max Meyer nuk do të rinovojë me Schalke 04 dhe në këtë mënyrë do të jetë një lojtar më parametra zero. Barcelona ka hequr dorë nga gjermani, kurse Bayern Munchen nuk po arrin dot një marrëveshje. Mirabelli ka ndërmend të lëvizë të gjithë gurët në mënyrë që gjermani të transferohet në Milanello. Pista Jack Wilshere, i cili nuk ka më asnjë komunikim me Wengerin, është më e komplikuar, pasi ka një konkurrencë të madhe.

Sulmi – Andrea Belotti është rikthyer në qendër të vëmendjes, për sezonin e ardhshëm. Bomberi nuk preferohet nga Mazzarri dhe çmimi i kartonit është përgjysmuar krahasuar me 100 milionë verën e kaluar. Në rast të shitjes së Kalinic ose André Silva për kuqezinjtë nuk do të jetë aspak problem për të paguar shifrën prej 45 milionë për italianin.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Prej tre ditësh me temperaturë, Skënder Gega rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Milan forcon mbrojtjen me talentin e “Los Blancos”…

Delo.autor

MILAN/ Pioli: Humbja ndaj Interit na dekurajoi, kundër Sampdorias luajmë për fitore

F.autor

Leave a Comment