Futboll Sport

HAKMARRJA E NEYMARIT/ Braziliani shënon dhe i TALL TIFOZËT, që e quajtën… (VIDEO)

Neymari e ka gjetur një mënyrë interesante për t’iu përgjigjur tifozëve kundërshtarë në një ndeshje që skuadra e tij, Paris Saint-Germain, e luajti në udhëtim ndaj Nimes. Paris Saint-Germaini e vizitoi Nimesin në Ligë 1 të shtunën pasdite, duke udhëtuar në Stade des Costieres, ku ndodhej një parullë në tribuna, që e kritikonte Neymarin.

I shkruar në portugalisht, mesazhi në parullë kishte kuptimin “qaraman” dhe i referohej brazilianit. Por, Neymari ishte ai që qeshi i fundit. Pasi e shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 36-të, Neymar vrapo drejt parullës dhe pretendoi sikur po i fshinte lotët.

Në fund, PSG-ja fitoi 4-2, duke i lënë të dëshpëruar tifozët vendas.

Related posts

RRËFEHET HYGERTA SAKO/ DUA të MARTROHEM, ju tregoj KONFLIKTIN me Ilda Bejlerin

Isa.Autor

NGA MUNGESA E BALLIUT DHE XHAKËS TEK GJYQI NË CAS PËR BAJRAMIN/ Edi Reja: Kemi një listë me 30 lojtarë, por…

Delo.autor

ARSYET E KRIZËS TEK JUVENTUS/ Ronaldo dhe Morata janë në rënie, Artur u mungon të gjithëve. Humbja me Porton…

Delo.autor

Leave a Comment