Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Mesfushori Roshi: Qëllimi është të mbajmë vendin e dytë dhe…

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Odise Roshi komentoi paraqitjen e tij i cili hyri nga stoli duke dhuruar dy asiste në fitoren e thellë të Shqipërisë 5-0 kundër San Marinos.

Gjetja e formës pas dëmtimit-Shpresoj të mos kem më dëmtime, dëmtimi e rrëzon shumë lojtarin. E rëndësishme është që fituam, nuk i nënvlerësuam, San Marino luajti në mbrojtje. Të gjithë e kemi mendjen te Hungaria, ajo do të jetë ndeshje shumë e fortë.

Vendi i dytë– Është vend shumë i mirë, shpresojmë ta mbajmë, për ta kap, e kapëm, halli është ta mbash. Ne duam të rezistojmë aty ku jemi, pavarësisht se Anglia është nënkampione Europe. Qëllimi është të marrim rezultat pozitiv me Hungarinë, ndërsa Poloninë e presim në shtëpi.

Rasti për gol– Isha me dy mendje, do isha shumë i lumtur po të shënoja, por skemi çfarë bëjmë një rezultat i bukur sot.

Related posts

Hazard: Nuk do ta prekja topin edhe nëse do të luaja tre orë kundër Cityt

Q.Autor

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ Shpëton vazhdimisht Manchester United, reagimi i Ronaldos i thotë të gjitha (VIDEO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Gafë e pafalshme nga Stones, Moder përfiton dhe ndëshkon Anglinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment