Futboll Sport

E riktheu SKËNDERBEU pas dy vitesh, braziliani jo i gatshëm të luajë me korçarët

Edhe pse u konfirmuar ditë më parë si futbollisti më i ri i Skënderbeut, mesfushori brazilian Esquerdinha rrezikon seriozisht të mos luajë me bardhekuqtë. Kjo për faktin se ai nuk ka prezantuar dokumentacionin e tij te Skënderbeu për t’u federuar.

Operacioni për rikthimin e tij në Shqipëri ka zgjatur më shumë se ç’duhet pasi Skënderbeu u detyrua nga pala braziliane të shpenzonte para për blerjen e tij. Situata ndërlikohet akoma më tepër për shkak të diferencës kohore midis Shqipërisë dhe Brazilit.

Nëse operacioni dështon, brazilian qëndron në atdhe dhe i duhet të presë merkaton e janarit për t’u formalizuar si futbollist i Skënderbeut.

 

Related posts

FUTBOLLISTI GJAKOSI ARBITRIN DHE U ARRATIS NGA STADIUMI/ Trajneri i Mirditës: Ja pse futa një lojtar të dënuar

Delo.autor

KATAR 2022/ Publikohen kuotat e basteve, ja sa kuotohet triumfi i Shqipërisë ndaj Hungarisë…

Delo.autor

Maroku i kërkon votën FSHF-së për organizimin e “Botërorit 2026”

Sadik.Autor

Leave a Comment