Futboll Sport

Maroku i kërkon votën FSHF-së për organizimin e “Botërorit 2026”

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zhvilloi sot një takim zyrtar me një delegacion nga Federata e Futbollit të Marokut, në lidhje me kandidaturën e këtij vendi për organizimin e Kupës së Botës 2026. Prezent në takim ishin znj.Naval Moutauakel, ish-Ministre e Rinisë dhe Sporteve të Marokut, njëherësh edhe zv.presidente e komitetit të mbështjetjes së kanditaturës së Marokut për Kupën e Botës në futboll, për vitin 2026.

Gjithashtu, merrte pjesë ish-futbollisti maroken me famë në 50 vitet e fundit, në historinë e këtij vendi, Aziz Bouderbala, anëtar i këtij komiteti mbështetës, znj.Samria Sital, drejtore informacioni në televizionin kombëtar 2M, anëtare e këtij komiteti mbështetës. Prezent ishte edhe Ambasadori i Marokut në Shqipëri, me seli në Romë, z.Hassan Habouyoub, si dhe konsulli i nderit i shtetit të Marokut për Shqipërinë, Bujar Lybesha.

Presidenti i FSHF-së vlerësoi iniciativën dhe kandidimin e Marokut për të marrë të drejtën e organizimit të Botërorit, si eventi më i madh botëror i futbollit: “Mendoj që do të jetë diçka shumë e bukur, nëse do të fitojë kandidatura e Marokut, por në të njëjtën kohë, po kaq e bukur, edhe nëse do të fitojë kandidatura e SHBA, Meksikës, apo edhe e Kanadasë.

Për një gjë jam i sigurtë, që vendimi final do të jetë më i drejti, kushdo ta fitojë të drejtën e organizimit të Botërorit. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që, sikundër ju në Marok, apo edhe në vendet e tjera kandidate, faktorët politikë janë afër futbollit dhe për të mirën e tij, për të mirën e lojës”.

Related posts

Willian, alternativa tjetër nëse dështon Griezmanni

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-gazetari i mirënjohur sportiv

Delo.autor

MENDON PËR MERAKTON E JANARIT/ Arsenal propozoi mesfushorin Ozil tek Juventus, italianët kthejnë përgjigje

Delo.autor

Leave a Comment