Futboll La Liga Sport

LARGIMI I RONALDOS “SHËNDOSH” REALIN/ Benzema e Bale makineri golash tek “GALAKTIKËT”

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë në start të sezonit të ri në La Liga, por për të mirë jo siç shumë kanë pritur për të keq.

Julen Lopetegui e ka nisur aventurën e tij me Realin në mënyrën më të mirë të mundshme në La Liga, duke i fituar tri ndeshjet e para, të gjitha me rezultat bindës, dhe tani kryeson në tabelë me 9 pikë. Karim Benzema është arsyeja kyçe për këtë sukses në fillim të këtij sezoni, duke i shënuar katër gola në tri javët e para, si dhe një tjetër në finalen e UEFA Super Kupës, që Reali e humbi ndaj Atletico Madridit.

Benzema tashmë është vetëm një gol prapa totalit të golave që i shënoi sezonin e kaluar, pesë. Jo vetëm që po shënon gola vazhdimisht në mungesë të Ronaldos, por francezi është duke kombinuar tepër mirë me bashkëlojtarët e tij, dhe është pika kyçe në sulmin e Madridit.

Nëse Sergio Ramos e lejon t’i gjuajë penalltitë, atëherë Benzeman mund të jetë kandidatë serioz për Pichichi.

Related posts

“E LAN PA BUKË”/ RONALDINHO në telashe, gjykata i konfiskon asetet me vlerë sepse…

Isa.Autor

SHPËRTHIMI I OSIMMHEN TEK NAPOLI/ Trajneri Rohr: Më kujton Drogba, do të bëhet bomber botëror nëse…

Delo.autor

PAMJET/ Kërkon të fshihet pas debutimit të djalit, Bekham largohet mes ferrave

F.autor

Leave a Comment