Futboll Sport

Laçi bën goditjen e madhe, zëvendëson direkt Uzunin me TALENTIN E KOMBËTARES

Laçi konfirmohet si një ekip që bazohet te talentet dhe të dëshira e mirë për të promovuar futbollistët e rinj. Presidenti Pashk Laska i ka të qarta idetë, reklamimin dhe shitjen e tyre jashtë Shqipërisë. “Bingoja” e fundit e numrit një të klubit ishte largimi i Myrto Uzunit. Ky i fundit nuk do të jetë më pjesë e kurbinasve për sezonin e ri, pasi u shit te Lokomotiva e Zagrebit.

Largimi i 23-vjeçarit është një goditje për formacionin e trajnerit Artan Mërgjyshi, megjithatë drejtuesit e klubit nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë bërë afrimin e radhës. Uzuni do të zëvendësohet kokë me kokë me Elvi Berishën. 19-vjeçarin e marrë nga skuadra e Leganes B. Mesfushori u zyrtarizua nga skuadra e Laçit dhe do të vihet nën urdhrat e teknikut të kurbinasve.

Fieraku është një emër që premton, pasi është pjesë e moshave të Shqipërisë dhe synon të tregojë veten me Laçin. Berisha është basti i radhës i Laskës. Presidenti synon që te lojtari të gjejë një tjetër futbollist që mund ta shesë. Premisat i ka të mira, pasi Berisha vjen nga futbolli spanjoll. Nuk arriti të depërtonte, por niveli i stërvitjes dhe serioziteti është i një shkalle tjetër. Të presim dhe të shohim nëse lojtari i dalë nga Akademia e Tiranës mund të zëvendësojë si duhet Uzunin.

Related posts

U shua për shkaqe natyrore, Astori nisi gjithçka nga Ponte San Pietro (FOTO)

Q.Autor

PRAPASKENAT TEK REAL MADRIDI/ Si Perez bindi Zidane të kthehet dhe reagimi i ekipit

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Giroud, Maldini përgatit goditjen e radhës dhe shitjen 30 milionëshe

Delo.autor

Leave a Comment