Futboll Sport

SHPËRTHEN SNEIJDER/ Van Gal “gjeni i çmendur”, vendosa ta GODISJA ME…

Uezli Shnejder dhe Luis Van Gal: dy “kokëfortë” që mund të ndezin një zënkë nga momenti në moment, si ajo e treguar nga ish- mesfushori i Interit për holandezen “Telegraaf”.

“Është një gjeni i çmendur: ky është vërtet përcaktimi i duhur, – ka thënë fantazisti. – Prania e tij funksionoi në 2014-ën: si asistent i Blind ishte shumë i rëndësishëm me diskutimet dhe analizat mbi kundërshtarin”. Më pas, futbollisti hyn në detaj: “Për një moment isha gati t’i jepja një goditje me kokë në hundë: ndodhi gjatë një udhëtimi në Azi, në qershor 2013.

Mënyra si më hoqi shiritin në atë moment ishte skandaloze, më la mënjanë sikur të kisha festuar pas një ndeshjeje; në të vërtetë ishte datëlindja ime ku ndodhej edhe gjyshja. Prisja më shumë respekt. Dhe ju më njihni: m’u mjegullua pamja, por për fat numërova deri në dhjetë dhe arsyetova”.

Related posts

“THE SUN” PUBLIKON LISTËN/ Nga Klitschko tek Mayweather, njihuni me 10 boksierët më të pasur në botë

Delo.autor

Tre minuta në fushë dhe asist, “ish”-i Skënderbeut tregon klasin në Bullgari

Isa.Autor

PËRFUNDOJNË PJESËT E PARA/ Këto janë rezultatetnë Europa League, ja befasia! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment