Futboll Seria A

Sirena kineze për Mandzukic, por Juventus dhe kroati vendosin

Vijojnë të mbërrijnë gjithmonë e më të fortë dhe insistues zërat për një interesim të madh të skuadrave nga kampionati kinez për sulmuesin kroat të Juventus, Mandzukic. Sikurse raporton “Premium Sport”, interesimi i klubeve nga Super Liga e shtetit aziatik është real dhe konkret. Pavarësisht interesimit të kinezëve, raportohet se Juventus nuk ka çelur kurrë asnjë tratativë për largimin e sulmuesit.

Konfrimohet se klubi bardhezi nuk ka asnjë qëllim që të largojë sulmuesin kroat, mbi të gjitha për vetë faktin se edhe Mandzukic është shfaqur i prerë për të mos marrë në konsideratë asnjë ofertë. Dëshira e kroatit shtatlartë të Juventus është që të vazhdojë përpara me fanellën bardhezi.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Anglia eleminon pa probleme Suedinë, “3 luanët” prekin gjysëmfinalet (VIDEO)

Isa.Autor

Philpp Lahm nuk e përjashton mundësinë e një rikthim te Bayern

Sadik.Autor

Formacionet e mundshme: Besiktas-Bajerni i Mynihut

Q.Autor

Leave a Comment