Futboll

Mbyllet aventura në Championship, skuadra e Reading shkarkon Jaap Stam

Reading ka shkarkuar trajnerin Jaap Stam pas humbjes së fundit zhgënjyese në Championship. “Mbretërorët” u mposhtën 2-0 nga Millwall, të shtunën pasdite, edhe janë në vendin e 18-të, gjashtë pikë larg rënies nga kategoria. Disafata në shtëpi ka shënuar edhe fundin e aventurës së Stam në këtë ekip, e cila nisi në korrik 2016.

“Nëse tifozët reagojnë në të tillë mënyrë sa herë skuadra gabon në fushë, atëherë favorizohet kundërshtari. Mendoj se këtu janë shumë njerëz që nuk më duan, kësisoj nuk kam përse të qëndroj,” – deklaroi Stam pas ndeshjes. Ende nuk dihet se cili do të jetë zëvendësuesi i holandezit, që vjen ishte shumë pranë rikthimit në Premier League, por u mposht nga Huddersfield me penallti në “play off”.

Related posts

“SHQIPËRI, GUXO NË SULM”/ Receta e Bogdanit: Duhet kolauduar mesfusha, në Europian mbështes…

Delo.autor

SINJALE KRIZE TEK EGNATIA/ Më pak pikë dhe gola sesa një vit më parë

F.autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-ylli i Barcelonës: Nuk arrija të haja për shkak të presionit. Edhe Messi…

Delo.autor

Leave a Comment