Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Tirana: Verilindorët kalojnë në avntazh me sulmuesin Reginaldo

Po luhet në “Loro Boriçi” sfida mes Kukësit dhe Tiranës e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat kanë bërë një start jo pozitiv dhe do të kërkojnë fitoren në këtë takim, për të rikuperuar pikët e lënë në 2 javët e para.

Një pikë në 2 takime është shumë pak për dy skuadra pretendente të cilët ndajnë vendin e 8-të dhe të 9-të. Për sa i përket formacioneve, nuk ka surpriza, në mungesë të Rumbullakut, trajneri Cungu ka përzgjedhur Zguron, ndërkohë që konfirmohet aktivizimi si titullar i Limajt në mesfushë dhe lënia në stol e Dzarias. Te bardheblutë i vetmi ndryshim është ai i Kërçikut që ka marrë vendin e Dokës në mbrojtje.

2′ GOL – Kundësulm i Kukësit. Rexhinaldo shmang një nga kundështarët në mes të fushës, më pas Atingën në zonë. Më pas mposht edhe portierin Lika dhe kalon Kukësin në avantazh.

1′ Ka startuar takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Maloku, Maliqi , Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Limaj, Musolli, Uilliam, Harba, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Tirana: Lika, Kërçiku, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Hasani, Mauxhe, Kobinah, Karabeci, Sentamu, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

Related posts

HARROJENI RONALDON/ DYBALA ia thotë presidentit: Transfero këtë SUPER LOJTAR (FOTO)

Isa.Autor

KLASIKJA ITALIANE/ 200 vende, 473 milionë dhe 1 rekord për Milan-Juventus

Isa.Autor

U shua për shkaqe natyrore, Astori nisi gjithçka nga Ponte San Pietro (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment