Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ MUSTAFI rrezikon të pezullohet pas festimit me SHQIPONJË

Shkodran Mustafi zgjodhi të festonte me shqiponjë golin e tij në transfertën ndaj Kardifit. Një ndër arsyet që e shtyu të bënte këtë festim, ishte dhe fakti se asisti iu dha nga një lojtar tjetër me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Por, në mënyrë krejt të çuditshme mediet në Angli kanë dhënë alarmin se qendërmbrojtësi gjerman rrezikon të dënohet nga federata për përdorimin e një simboli me prapavija politike. Gazeta e famshme angleze “The Independent” ka qenë e para që ka prekur këtë çështje.

Sipas shkrimit të saj, veprimi i Mustafit mund të sjellë që federata angleze të hap një hetim, nga i cili lojtari i Arsenalit mund të marrë një dënim që mund të shkojë deri në dënim me pezullim për një numër të caktuar ndeshjesh.

Related posts

Coutinho shënon golin e parë ndaj Deportivo La Coruna (VIDEO)

Sadik.Autor

NDESHJE SPECIALE PËR KAPITENIN/ Romanjoli: Shpikin kaq shumë për Milanin, tani presim edhe… “dhuratat

F.autor

“VIRUSI MË I KEQ ËSHTË JUVENTUS”/ Tifozët e Napolit shfryjnë ndaj bardhezinjve pas humbjes 3-0 në tavolinë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment