Futboll La Liga Sport

BEFASON BRAZILIANI/ RONALDO apo MESSI? Ja përgjigja e Ronaldinhos

Debati Messi-Ronaldo është më i madhi i 10 viteve të fundit. Dyshja konsiderohen si lojtarët më të mirë në histori. Në 10 vitet e fundit, lojtarët kanë ndarë nga 5 herë çmimin e më të mirit në botë.

I pyetur se cili është më i miri, Ronaldinho është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë. ‘Nuk është esenca se cili është më i kompletuar. Është çështje e shijes. Mua më pëlqen më shumë stili i Leo Messi’, ishin fjalët e legjendës braziliane.

Ndër të tjerash Ronaldinho ka shtuar: ‘Do të pëlqeja të luaja me Coutinhon. Ai do të bëhet nga emrat më të mëdhenj në futboll. Është, por do të rritet ende’.

Përgjigje më se e saktë nga braziliani.Ndoshta duhet ndalur krahasimi. Duhet t’i shijojmë sa janë pjesë e lojës.

Related posts

MILAN-LECCE/ Tekniku Piol do të debutojë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Juventus-Milan, caktohet gjyqtari i finales së Kupës së Italisë

Sadik.Autor

ASFIKSOI HIGUAININ/ Shezni tregon “golin” e tij: E njoh si godet, Ronaldo më tha tek penalltia që…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment