Futboll I pakategorizuar Sport

“PLAS” NË SHKODËR/ Konfliktohet TIFOZËT e Tiranës me njëri tjetrin

Plas dhuna në stadiumin e “Loro Borici” Tifozët e titanë janë kofliktuar me njëri tjetrin.Një dopietë e Reginaldos i ka mjaftuar Kukësit për ta mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Tiranës. Në takimin i cili po luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, verilindorët ishin më të qartë në manovrat sulmuese çka u vu re dhe në rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Ndërkohë nga krahu tjetër Tirana nuk arriti të dal në lojën e saj më të mirë, dhe atë që nuk e bënë lojtarët në fushën e lojës e bëjnë tifozët në tribuna. Sipas informacioneve, disa tifozë të grupit Ultrat të bardhebluve janë konfliktuar mes veti. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj zenke.

Mbyllet pjesa e parë, 2-0.

45+2′ GOOOOL Kukësi 2-0. Rexhinaldo dyfishon pas një gjuatje të saktë me kokë. Ishte Zguro ai që harkoi saktë nga goditja e këndit, duke asistuar për Rexhinaldo.

45+1′ Kobinah hyn bukur në zonë, por nuk arrin të gjuaj.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Kundërpërgjigjet Kukësi me Harbën, i cili merr një top të bukur në zonë nga Rexhinaldo, rrotullohet bukur, por gabon duke gjuajtur mbi kuadrat.

41′ Pranë golit Tirana me Sentamun, i cili nga 11-metra është nxituar duke gjuajtur me të parën, topi pa përfunduar jashtë kuadratit.

40′ Kalaja provon me një gjuatje nga distanca, topi ndalet nga portieri Lika.

32′ Karabeci provon për një krosim, topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjetën e jashtme të portierit Frashëri.

24′ Hoxhallari provon me një gjuatje të rrezikshme nga distanca, topi grushtohet nga portieri Frashëri në këndore. Mundesi e mirë për Tiranën.

22′ Maveje provon me një goditje fluturimthi, por topi bllokohet nga mbrojtësit e Kukësit.

18′ Uilliam nis një aksion nga e majta dhe ka shumë hapësirë për të krosuar, por servir një top të gabuar.

15′ Zëvendësim i detyruar te Kukësi, largohet Çyrbja i dëmtuar, në vend të tij Kalaja.

11′ Blazhevski provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

8′ Një tjetër mundësi për Tiranën, por Blazhevski rrëshqet në gjuajtje e sipër, topi përfundon në duart e Frashërit.

5′ Mundësi e mirë për Tiranën. Blazhevski rrotullohet mirë në zonë, por goditja e tij përfundon në rrjetë të jashtme.

2′ GOOOOOL Kukësi 1-0. Kundërsulm vdekjeprurës, Rexhinaldo ndëshkon bardheblutë.

1′ Ka startuar takimi, topin e parë e shkelmon Tirana.

 

Related posts

MESSI I KOSOVËS/ Werder Bremen fiton bindshëm, “ylli” i DARDANËVE e nisi si titullar (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Zidane bën një gjest fantastik pas ndeshjes Barca -Real

Sadik.Autor

Marseille-Bordeaux, “Dallëndyshet” nuk fitojnë prej 10 vitesh në “Velodrome”

Q.Autor

Leave a Comment