Futboll Seria A Sport

Të frikshëm dhe të shpërqëndruar/ Mediat italiane kritikojnë KEQ Hysajn e Berishën

Nuk ka qenë një natë e mirë ajo e së dielës, për tre futbollistët e Kombëtares, Hysaj, Berisha dhe Gjimshiti. Të tre futbollistët luajtën në sfidat e radhës të Serisë A në Itali. Napoli i Elseid Hysaj humbi përballë Sampdorias ndërkohë që Atalanta u mund nga Cagliari. Rrjeti “Eurosport” në versionin italisht, ka bërë dhe vlerësimin për futbollistët tanë në ndeshjet përkatëse. Hysaj është vlerësuar me notën 5. “Shpërqendrime të tjera pas atyre në “San Paolo” ndaj Milanit. Një fazë mbrojtëse rrëqethëse”-shkruan Eurosport. Me gjysmë note më tepër e vlerëson “Tuttomercatoweb” Elseid Hysaj.

Pas shumë javësh pritje, Etrit Berisha është aktivizuar në ndeshjen kundër Cagliarit së bashku me mbrojtësin Berat Gjimshiti. Humbja djeg shumë për Atalantën, ndërkohë që vlerësimi për Berishën është 5.5. “Është i ngathët te gjuajtja e Barellës. Është e vërtetë që pati një devijim nga Pasaliç, por Berisha nuk bëri dalje të shpejtë. Është gjithmonë pak i frikshëm”-shkruan “Eurosport” për portierin e kombëtares.

Shoku i tij i skuadrës dhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, u aktivizua si titullar për t`u zëvendësuar më pas. Për pjesën që ai ishte në fushën e lojës është vlerësuar me notën 6. “Nuk është i përsosur në gjysmën e parë, por e bën punën e tij ndaj Pavolettit”-shkruan “Eurosport”. Me notën 6 është vlerësuar edhe portieri Thomas Strakosha, në fitoren e Lazios ndaj Frosinone. “Nuk vihet shumë në vështirësi nga sulmi i Frosinone.

Është pak i pavendosur në disa dalje të larta, por është si të kërkosh me qiri gabim në një ndeshje përgjithësisht të mirë”-shkruan media italiane. Ndërkohë me të njëjtën notë është vlerësuar edhe nga “Tuttomercatoweb”, duke nxjerr në pah faktin që portieri shqiptar nuk pati shumë punë për të bërë gjatë ndeshjes. Ndërkohë mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Frederic Veseli, që luan tek Empoli, nuk është aktivizuar as në ndeshjen e mbrëmbjes së djeshme ndaj Chievos.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një krosimi nga goditja e dënimit, Di Lorenzo ndëshkon me kokë Zvicrën (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Quartararo befason Marquez dhe Vinales në tentativën e fundit

Delo.autor

SHQIPËRIA U-19/ Pas Real Madrid, Kombëtarja humbet edhe me Dinamon e Zagrebit

Delo.autor

Leave a Comment