Futboll Premier League Sport

Një tjetër lojtar dëshiron largimin nga Manchester United

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Herrera është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat nga klubet tjera në mënyrë që në janar të largohet nga Unitedin, pasi klubi është vonuar në ofrimin e kontratës së re, sipas Metro.co.uk.

Në të kaluarën, spanjolli e ka bërë vazhdimisht të qartë se dëshiron të mbetet në United, por tani është zhgënjyer me drejtuesit e klubit të cilët vazhdojnë të heshtin duke mos i ofruar kushte dhe kontratë të re.

Si pasojë, mesfushori spanjoll është i gatshëm të dijë se çfarë kanë për t’i ofruar klubet tjera, në mënyrë që ta braktisë “Teatrin e Ëndrrave”.

Related posts

COPPA ITALIA/ I mjaftojnë 3 minuta lojë, Dybala mposht portierin Pegolo (VIDEO)

Delo.autor

I JEP FUND POELMIKAVE/ I skadon kontrata në fundin e sezonit me Juventusin, Dybala vendos për të ardhmen

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi argjentinas prezantohet tek Interi

Isa.Autor

Leave a Comment