Futboll Seria A Sport

“E KE PARË SA MIRË DUKESH ME FANELLËN E…”/ Tlaxcala lajmëron blerjen e CR7, çmenden rrjetet sociale (FOTO)

Tlaxcala ka lajmëruar blerjen e… Cristiano Ronaldo-s. Po, e lexuat mirë.

Skuadra meksikane ka publikuar një postim në rrjetet sociale duke i dhënë “mirëseardhjen” e futbollistit të Juventus-it.

5 herë fituesit e Topit të Artë ka qenë protagonist i një operacioni të papritur pa dijeninë e tij dhe të klubit bardhezi.

Postimi i publikuar nga klubi meksikan ka bërë xhiron e internetit në pak kohë. Një lajmërim i rregullt me foto dhe “Bienvenido”.

Vetëm pas një leximi të kujdesshëm kuptohet se është bërë fjalë për një lajmërim ironik, por që është bërë menjëherë viral.

“E ke parë sa mirë që dukesh me fanellën e Coyotes, komandant? Ndërkohë, nëse mund t’i thuash Juventus-it të përgjigjet në telefon…”, ka qenë komenti i Tlaxcala në Twitter.

Një gjetje e bukur që sigurisht i ka bërë shumë reklamë klubit meksikane që luan në kategorinë e tretë.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Trajneri Tuchel merr triumfin e parë me Chelsea-n, askush si ai në 9 vite

Delo.autor

E FUNDIT/ David Beckham nderohet me çmimin e presidentit të UEFA-s

Isa.Autor

“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”/ Ish kapiteni i Realit krahason dy yjet

Delo.autor

Leave a Comment