Futboll Gossip Sport

MODELJA JOSHËSE/ Aurah Ruiz reagon ndaj Jese: Aladin, nuk jam Jasemini yt (FOTO)

Nuk ka paqe mes Aurah Ruiz dhe Jesé Rodriguezit. Polemika e fundit lidhet me pjesëmarrjen e Aurah në “Big Brother” në Spanjë. Ish-i i sulmuesit të PSG i ka kërkuar spanjollit që të mendojë më shumë për djalin e tyre sesa të merret me jetën e saj.

“Jeto dhe leri të tjerët të jetojnë. Ka kaluar kohë që kur të kam harruar dhe do të më pëlqente që të përkujdeseshe për personin tonë të përbashkët dhe jo për atë që bëj unë. Nga momenti kur ti nuk do të përmbushësh detyrimet e tua, do të përfitoj nga koha ime për të patur një jetë më të mirë me djalin tim. Mjaft fole pas krahëve të mi. Përqendrohu në jetën tënde dhe zgjidhi problemet që ke. Një puthje Aladin, nuk jam më Jasemimi yt!”

Historia e tyre e dashurisë mori fund pas lindjes së djalit të tyre Nyan, 10 muaj më parë. Fëmija lindi me një sëmundje kronike dhe ka qëndruar në spital deri pak javë më parë.

 

Related posts

E PAPRITUR/ Berlusconi i hedh “benzinë zjarrit”, jep këtë deklaratë KUNDËR MILANIT

Isa.Autor

ASKUSH SI AI/ Është pranë fitimit të Serisë A me Juventus, Sarri gati të futet në histori

Delo.autor

“VDIQA PËR 5 MINUTA”/ Eriksen: Nuk e prisja që njerëzit të më dërgonin kaq shumë lule

Delo.autor

Leave a Comment