Futboll Seria A Sport

“SASSUOLO ËSHTË NJË SKUADËR ME SHUMË KARAKTERISTIKA”/ Pioli: Më vjen shumë keq për Ibrahimovic, pasi…

Pas barazimit me Parmën dhe Xhenoan, Milani duhet të bëjë llogaritë për ndeshjen ndaj Sasuolos dhe për të vazhduar për të mbajtur në distancë Interin në krye të klasifikimit. Me mungesën e Zlatan Ibrahimoviç, i cili e mbylli vitin 2020 pas dëmtimit muskulor që e kishte kushtëzuar të mos luante prej javësh dhe Benaserit, Stefano Pioli del përpara gazetarëve në konferencën për shtyp në vigjilje ndaj sfidës ndaj Sasuolos:

Sasuolo – “ Do të përballemi me një skuadër që luan shumë mirë duke patur shumë karakteristika të lojës. Tani kanë rikuperuar lojtarët ofensivë të cilët janë të shpejtë dhe teknikë. Është një kundërshtar që duhet të përballemi me shumë kujdes. E respektojmë maksimalisht Sasuolon.

Ibrahimoviç – “ Ishte një ditë e vështirë dje. Përpara stërvitjes ishim të bindur se do të ishte në dispozicion për një pjesë të ndeshjes me Sasuolon. Më vjen shumë keq për të, pasi kishte shumë dëshirë të ndihmonte skuadrën përpara pushimeve të fundvitit. Ai është një kampion dhe do të rikthehet më i fortë se më parë. Por gjithashtu kemi alternativa djemtë e ri që ndihen gati.”

Impakti psikologjik i skuadrës pas dëmtimit të Ibras – “Skuadra është mirë edhe në këndvështrimin mental, jemi mirë dhe duke korrur suksese të një pas njëshme. E kemi treguar që jemi një skuadër me kualitet dhe me lojtar të rëndësishëm.”

Zëvendësi i Ibrahimoviçit – “Mendoj se ekziston mundësia e përmirësimit të organikës.

Shumë lojtar duke shënuar – “Është një plus për ne. Do të thotë se mund të jemi të paparashikueshëm. Përndryshe është më e lehtë për kundërshtarët tanë të shënojnë sulmuesit ose të kenë pika referimi. Ne duhet të jemi të shkathët dhe të fusim sa më shumë lojtarë në zonën e kundërshtarit. Një trajner është gjithmonë i lumtur kur shumë shënojnë. Ne jemi duke bërë mirë dhe duhet të vazhdojmë të jemi të rrezikshëm dhe të shënojmë.”

Çalhanollu – “Ai është një lider në këtë fushë. Një udhëheqës teknik dhe inteligjent. Kohët e fundit jemi përballur me disa vështirësi taktike, por unë dua t’a mbaj sa më lart. Unë kam shumë respekt për Çalhanollunë sepse ai është një lojtar shumë inteligjent dhe gjithmonë i pranishëm në fazën tonë të finalizimit. Ai gjithashtu ka cilësi për të shënuar më shumë.”

Merkato – “Kam folur me drejtuesit për disa situata dhe për të kuptuar nëse do të përmirësojmë cilësinë në merkaton e janarit. Merkato po vjen dhe nuk është dëmtimi i Ibras që do të na bëjë të ndryshojmë mendim për situatat që duhet të përmirësojmë.”, përfundon Stefano Pioli.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pirlo e nis me këmbën e mbarë aventurën, Morata nderon Juventus

Delo.autor

“NUK KAM ASNJË PENDIM”/ Lukaku e pranon: Jam një humbës i keq. Atë natë…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Juventus “San Siro”. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment