Futboll La Liga Sport

TROFEU PRESTIGJOZ/ Ja me kë do të ndeshet REALI në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi do të ballafaqohet me Guadalajaran ose me fituesin e Ligës së Kampionëve të Amerikës, turne ky i cili ende nuk ka përfunduar, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube të këtij viti.
“Los Blancos” po tentojnë të tregohen të suksesshëm në këtë turne për të tretin sezon radhazi. Për të bërë një gjë të tillë, ata do të shkojnë në Emiratet e Bashkuara në dhjetor për të luajtur ndeshjet e këtij turneu, ku marrin pjesë kampionë të të gjitha kontinenteve.

Real Madridi është kualifikuar për këtë garë pasi triumfoi në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, në finalen kundër Liverpoolit, të cilën klubi madrilen e fitoi me rezultat 3-1. Këtë garë, “Los Blancos” e kanë fituar për të tretën herë radhazi.

Pasi që Real Madridi pësuan disfatë në Superkupën e Evropës kundër rivalëve të qytetit, Atletico Madrid, me rezultat 4-2. Për këtë arsye, trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, do të tentojë ta fitojë trofeun e tij të parë me madrilenët në këtë garë.

Related posts

NUK DËSHIRON TË DËGJOJË KRITIKA PËR SHKODRANIN/ Reja elozhe Hysajt para italianëve: Ndër më të mirët mes atyre që…

Delo.autor

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ UEFA ndëshkon Federatën Çeke për provokimet e tifozëve, ja gjoba

Delo.autor

“DIVORCI” I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Juventus ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri, situatë e vështirë

Delo.autor

Leave a Comment