Futboll Premier League Sport

PROTAGONIST TEK ARSENALI/ Nuk kam kërkuar largimin, jam i lumtur në Londër

Ylli i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka thënë se është i lumtur në Londër, përkundër spekulimeve se ai ka mundur të huazohej para se të mbyllej afati kalimtar veror javën që shkoi. Megjithatë, sulmuesi francez insiston se është i lumtur dhe nuk e ka menduar largimin nga Arsenali.

“Nuk e di kush i ka thënë këto, jam në njërin prej vendeve më të mira në Londër dhe jam i lumtur në Arsenal”, tha Lacazette. Ai thotë se do të jetë e vështirë të zërë vend në një klub si Arsenali, por zotohet se do të luftojë për një vend titullari.

“Gjithmonë është e vështirë të jesh në 11-shën e parë në këtë klub, por do të luftoj dhe punoj vazhdimisht”, tha ai. “Çdo ditë duhet të punoj dhe t’i tregoj trajnerit se unë punoj mirë dhe e meritoj vendim tim”, theksoi ai.

Related posts

NUK KURSEN POLEMIKAT DHE AKUZON KHABIB/ McGregor: Ke dhjerë tërë jetën ndaj tyre

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Cungu: Gradualisht po tentojmë të marrim diçka, jemi në…

Delo.autor

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja 5 motivet përse MODRIC ka vendosur të qëndrojë tek REALI

Isa.Autor

Leave a Comment