Futboll Sport

Sulmuesi argjentinas iu nënshtrohet testeve mjekësore me Interin/ Do ta mbajë fanellën me numër 10

Lautaro Martinez e ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore me Interin dhe pritet ta marrë numrin 10 në fanellën e “Zikaltërve”.

Corriere dello Sport raporton se Martinez është parë duke u larguar nga hapësirat e CONI të premten në mëngjes për pjesën e parë të testeve mjekësore dhe tani ka shkuar drejt Humanitas Research Hospital për t’iu nënshtruar pjesës së dytë dhe të fundit të testeve mjekësore, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i ri, i cili mbërriti në Milano nën brohoritjet “Lautaro, je njëri prej nesh”, pritet ta nënshkruajë kontratën me Interin sot gjatë ditës.

Raportohet se Interi do t’ia paguajë Racing Club plot 20 milionë euro për Martinezin, i cili sipas gazetës italiane, do ta bartë fanellën me numrin 10 dhe do të luajë përkrah Mauro Icardit.

Related posts

SUPERLIGA SHQIPTARE/ Lufta për titullin kampion më e “egër” se kurrë

Isa.Autor

PRESIDENTI KËRKON RIGJENERIMIN E REALIT/ Perez ka në vëzhgim pesë “diamantet” e Premier League

Isa.Autor

DUELI NË DISTANCË/ “I dashur armik”, Ronaldo ka qëllim të kalojë Higuainin

Isa.Autor

Leave a Comment