Futboll Premier League Sport

PORTIERI REKORDMEN I CHELSEA/ 72 milionë paund nuk janë asgjë, DE GEA nuk më…

Kepa Arrizabalaga ka hedhur poshtë rekordin e çmimit të tij botëror dhe ka insistuar se nuk sjellë asnjë presion te performanca. Gardiani i rankuar shumë lartë, u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur lëvizi për një tarifë prej 72 milion paund në Stamford Bridge për të zëvendësuar Courtois këtë verë.

Gjithsesi, Kepa nuk shikon ndonjë rëndësi në çmim por beson se Chelsea nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të paguante tarifën e rritur falë inflacionit në tarifat e transfertave.

Në një intervistë për AS, portieri ka thënë: “Jo, nuk jam aspak i shqetësuar për çmimin tim. Thjesht fokusohem në lojën time.”

“Ai çmim është sepse tregu është ashtu. Lartë e më lartë po shkojnë çmimet e figurave kështu që e shikoj si një lëvizje të tregut.”

Related posts

Emre Can: Brenda 3 viteve do të jem një super lojtar

Sadik.Autor

Fitoi çmimin e shokëve të ekipit, Salah: U riktheva prej Çelsit, Liverpuli e mund Realin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Empoli jep “OK”-in për Bajramin, ja kur do të bashkohet mesfushori me Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment