Futboll Sport

Dorëzohen para presionit/ Xhaka dhe Shaqiri kërkojnë falje për “shqiponjën” me…

Në hotelin ku është grumbulluar kombëtarja e Zvicrës për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve është mbajtur një konferencë për shtyp me trajnerin Vladimir Petkoviç, – njofton tabloidi i njohur helvet, “Blick”. Dhe çuditërisht, e gjithë skuadra hyn në sallë!

Qëllimi? Të krijojë transparencë dhe hapje me publikun dhe mediat. Në dy anët e trajnerit Petkoviç dhe zyrtarit të federatës, Claudio Sulser, rreshtohet i gjithë këshilli i ekipit, me Stephan Lichtsteiner, Granit Xhaka, Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Johan Djourou.

Dhe për herë të parë, lojtarët kërkojnë falje hapur për “shqiponjën” me dy kokë, që e bënë në finalet e Botërorit të Rusisë, në fitoren e zjarrtë ndaj Serbisë. Granit Xhaka thotë: “Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”. Stephan Lichtsteiner shton: “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”. Edhe Xherdan Shaqiri ishte në këtë linjë, edhe pse me ironi: “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”

Related posts

“NUK ËSHTË MBËSHTETUR NË…”/ Zaccheroni zbulon arsyen pse Sarri dështoi tek Juventus

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Merr fund makthi për “Kuqezinjtë”, Çekiçi ndëshkon Adorrën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Conte i bëri dalje, Inter shet senatorin për “thërrime”

Delo.autor

Leave a Comment