Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E FORTË/ Schuster paralajmëron Realin: Duhet të bëni shumë kujdes me atë…

Marcelo i parë me Zidane, ai që udhëhiqte ekipin me shpërthimet e tij të papritura në fushën e lojës, duket një kujtim i largët. Pas një fillimi të mirë të sezonit, braziliani  e ka parë gjithmonë dhe më pak fushën: në fillim për faj të dëmtimeve, më pas për shkak të peshës.

Gjendja fizike e lojtarit ka shtyrë trajnerin Santiago Solari që ta lërë jashtë për dy ndeshje të njëpasnjëshme në La Liga. Një rekord negativ për Marcelo-n, që tani është kritikuar për veset e tij edhe nga ish-trajneri Bernd Schuster.

Në Madrid nuk mjafton të fitosh për t’u konfirmuar dhe këtë e di mirë Schuster, i cili u shkarkua pasi fitoi kampionatin me “Los Blancos” në sezonin 2007-08 për shkak të një fillimi jo bindës të sezonit pasues. Ajo periudhë e shkurtër i mjaftoi për të patur një ide të qartë mbi Marcelo-n.

Trajneri ka folur për brazilianin në një intervistë të dhënë për “Onda Cero”: “Në të gjitha skuadrat janë 3-4 lojtarë që kanë probleme me peshën dhe, kur unë isha te Real-i, Marcelo ishte një nga këta. Shëndoshet me lehtësi, duhet bërë shumë kujdes veçanërisht kur është i dëmtuar. Ndodhte edhe me Sneijder. I marrin kilet e tepërta me lehtësi dhe më pas vuajnë shumë për t’i hequr”.

Schuster më pas ka këshilluar madrilenët në lidhje me trajnerin që duhet të marrin në të ardhmen: “Joachim Low është një trajner shumë i përgatitur dhe i hapur për ndryshime. Ka qenë i vetmi në gjendje të integrojë te kombëtarja gjermane disa ide të futbollit spanjoll, që atij i pëlqejnë shumë… Mendoj se është një kandidat i mirë për Real-in”, ka thënë Schuster.

Ditët e Solarit në drejtim të “Los Blancos” duket se janë të numëruara, edhe pse Florentino Perez ka ndërmend të bëjë një revolucion të vërtetë për sezonin 2018/19, kur edhe Marcelo mund të jetë diku tjetër.

Related posts

NGA SHIU NË BRESHËR/ Real Madrid “shpërthen” tek federata spanjolle, akuzon…

Delo.autor

NJË TJETËR LOJTAR I KOMBËTARES DREJT SERIE A/ Torino nis negociatat dhe bën ofertën e parë për transferimin e…

Delo.autor

“CARABAO CUP”/ Guardiola mposht Chelsean dhe “rrëmben” trofeun e parë sezonal

Delo.autor

Leave a Comment