Futboll Sport

Gol fantastik i Doçit/ Shqipëria e mbyll në barazim pjesën e parë ndaj Skocisë

Shqipëria e Femrave po luan ndeshjen kualifikuese në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndaj Skocisë, ndeshje e vlefshme për grupin 2 eliminator, të Botërorit për Femra.

Pjesa e parë, është mbyllur në barazim 1-1. Në përgjithësi, loja ka qenë e dominuar nga skocezet, të cilat zhbllokuan edhe rezultatin, ku kaluan në avantazh që në minutën e 9-të, me Litëll. Më pas, ato patën edhe disa mundësi të tjera të mira, por portierja Rexhepi ia doli të ishte në lartësinë e detyrës.

Teksa po vinte fundi i pjesës së parë, një gol fantastik i Megi Doçit, në hyrjen e zonës, pas asistit të Morinës, solli edhe barazimin e shifrave për skuadrën e femrave të Armir Grimës.

{“videoid”:”1536076307477″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Related posts

INTER VIHET PAS “XHEVAHIRIT” TË ITALISË/ Drejtori i klubit: Kemi folur me Marottën, por…

Delo.autor

Juventus refuzon 50 milionë euro të ofruara për Pjanic

Sadik.Autor

BOTËRORI 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

F.autor

Leave a Comment