Futboll Seria A Sport

Menaxheri i Allan: Lojtari i Napolit i duhet BRAZILIT, nuk e di pse Tite e lë jashtë

Për tre sezone me Sarrin dhe tashmë me Ancelottin, mesfushori brazilian Allan po konfirmohet gjithnjë e më shumë si lideri i skuadrës së Napolit. Allan vrapon si askush tjetër, rikuperon topa pa fund, ndërton aksione, jep asiste dhe dërgon jo rrallë topin në rrjetë.

Mesfushori brazilian është i pari që ndihmon skuadrën të arrijë te suksesi dhe i fundit që dorëzohet në dështime, gjë që u pa edhe të dielën në mbrëmje, ndaj Sampdorias.

Megjithatë, të gjitha këto cilësi nuk i kanë rënë në sy trajnerit të Brazilit, Tite, i cili vijon të mos e marrë në konsideratë grumbullimin e Allan.

Së fundi ka qenë menaxheri i mesfushorit napolitan, Gustavo Arribas, i cili i ka dërguar një apel teknikut të kombëtares braziliane, që të kthejë sytë nga mesfushori i Napolit.

“Allan e meriton kombëtaren dhe nuk e di pse Tite nuk e grumbullon. Ai ka personalitet, grintë dhe dëshirë për t’u përmirësuar nga viti në vit. Unë mendoj se në mesfushën e Brazilit mungon personaliteti, një veçori që nuk i mungon Allanit, ndaj Tite duhet të konsiderojë grumbullimin e tij”, deklaroi Gustavo Arribas.

Related posts

“RONALDO ËSHTË I PABESUESHËM”/ Blerim Dzemaili: Shumë prej nesh nuk arrijnë në 750 ndeshje…

Delo.autor

BËN GJESTIN E MADH/ Neymar dhuron 5 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit

Delo.autor

FORMULA 1/ Schumacher apo Hamilton? Ja kush është më i miri për Alonso

Delo.autor

Leave a Comment