Futboll Sport

Low zbulon trashëgimtarin e Ozil/ Ja kush do ta mbajë nr. 10 te Gjermania

Pas dështimit në Kupën e Botës, kombëtarja gjermane ka nisur menjëherë procesin e rinovimit. Joshim Low ka marrë vendimin për t’i dhënë disa mundësi talenteve të futbollit gjerman. Dhe për duelin ndaj Perusë më 9 shtator, shumë prej tyre do të zbresin në fushë.

Pas largimit Mesut Ozil nga përfaqësuesja, padyshim që do të ketë një boshllëk të madh në aspektin kreativ të skuadrës. Ai ishte numri 10 i gjermanëve në dy Botëroret e fundit. Por tani fanella me nr. 10 ka rënë në duart e talentit të Bayer Leverkusen, Julian Brandt.

Kur pyetet për rëndësinë që ka për të fanella legjendare, 22-vjeçari shprehet: “Numri 10 ka një rëndësi të madhe në futboll, ashtu si në kombëtaren gjermane. Do të mundohem të jap më të mirën time.”

Related posts

“DO TË JETË NJË SEZON I HAPUR, POR…”/ Zola zgjedh favoriten për titullin dhe surprizën e Serisë A

Delo.autor

GLADIATORËT/ Zbuloni sportet e tjera të IBRËS, POGBAS, EVRAS dhe BOATENGUT

Isa.Autor

FORMACIONET/ Ançeloti ul në stol HYSAJN, Parisi kërkon hakmarrjen me Neymar e Mbappe (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment