Futboll Sport

REFORMIMI I “LA ROHAS”/ Enrike me dorë “të hekurt”: Prezanton rregullat e reja

Luis Enrike kërkon te vendos diktatin e tij në krye të Spanjës. Ai mori vendin e Fernando Hierros, që i drejtoi spanjollët vetëm në kampionatin Botëror. Ish-trajneri i Barcelonës ka shpalosur përpara ekipit disa rregulla të reja që synojnë të përmirësojnë miqësinë e futbollistëve me njëri-tjetrin.

Rregulli i parë i ndalon futbollistët të përdorin telefonin kur ata janë duke ngrenë. Synimi është që ata të afrohen më shumë me njeri-tjetrin. Rregulli numër 2 ka të bëjë me ndalimin e shëtitjeve në orët e vona të natës. Ky rregull synon të shmangë shpërqëndrimin dhe lodhjen.

Rregulli tretë lidhet me grumbullimin. Kombëtarja spanjolle do të shkojë menjëherë në qytetin ku zhvillon ndeshjen, e jo të grumbullohet në Madrid, siç është vepruar deri tani. Këtë javë Spanja ndeshet me Anglinë në “Uembli” e më pas do të shkojë në Elçe, ku do të ndeshet me Kroacinë. Enrike kërkon të kthejë edhe njëherë lavdinë e iberikëve.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Dybala tërheq vëmendjen e të gjithëve, ja çfarë bëri pas humbjes me Fiorentinën (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Kolumbi – Angli. Ja befasia, mungon lojtari më i mirë… (FOTO) 

Isa.Autor

DETAJET TRONDITËSE/ Tragjedi në Rusi, lojtari i TALENTUAR VDIQ sepse kishte pas…

Isa.Autor

Leave a Comment