Futboll Sport

“TRADHTI” në Kombëtare/ AJETI shtang me deklaratën: Dua të jem në dhomë me SHAQIRIN

Ndonëse Arlind Ajeti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares sonë, dhe një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi, vëllai i tij i vogël Albian Ajeti ka zgjedhur të luajë me Zvicrën.

Lojtari 21-vjeçar i Basel ka komentuar së fundmi këtë vendim kontrovers të tij, duke thënë se ishte një vendim totalisht personal i tij. Ai shton se këmbënguli së tepërmi për këtë mundësi duke thënë se për këtë vuri në dijeni të parën familjen e tij.

“I mblodha të gjithë dhe u bëra me dije vendimin tim. E kisha menduar gjatë por besoj se është zgjedhja e duhur. Jam shumë i lumtur për debutimin që do bëj me Zvicrën. Shpresoj të jem në një dhomë me Shaqirin në hotel”, deklaroi Ajeti i cili është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren helvete për sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Related posts

NBA/ Lakers bien sërish, Cleveland të pamposhtur këtë sezon! Golden State fiton me kampionët e Celtics

F.autor

NDESHJA “E ÇMENDUR” NË AMSTERDAM/ Mbrojtësi anglez zbulon sekretin: U frymëzuam nga…

Delo.autor

VAZHDON “EKSODI” TEK LUFTËTARI/ Lagohet pas 4 sezonesh edhe titullari i mbrojtjes…

Delo.autor

Leave a Comment