Futboll Sport

Kroos akuzon shokun e ekipit/ Për të nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbasim

Pasi është përjashtuar nga Gjermania për Kupën e Botës në qershor, ylli i Manchester City-t Leroy Sane është rikthyer tashmë te kombëtarja për ndeshjet e radhës me Francën dhe Perunë.

Gjatë një konference për shtyp, Toni Kroos ka folur për shokun e ekipit, duke thënë se ka potencial për të qenë një nga më të mirët në botë, por “gjuha trupit” është frustuese ndonjëherë.

“Ndonjëherë të jep ndjesinë se nuk i intereson nëse humbasim apo fitojmë. Ai thjesht duhet të tregojë aftësitë e tij dhe mund të jetë një armë shumë e fortë për ne,” shprehet Kroos për Bild.

“Ai ka gjithçka për t’u kthyer në një lojtar bote, por ndonjëherë duhet të dëgjojë këshillat e të tjerëve. Nëse sjell kualitetin e tij në fushë, ai mund të na ndihmojë shumë.”

Related posts

SURPRIZON LEONARDO/ Ka gati 2 kandidatë nëse Gattuso largohet nga Milani

F.autor

INTER ESCALDES-TEUTA/ Trajneri Martini kërkon përmbysjen në Andorrë, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT ME DE ROSSIN/ Claudio Marchisio rrëfen: Kishte në zemër vetëm Romën, bashkë me…

Delo.autor

Leave a Comment