Futboll Premier League Sport

VEPRIMI I ÇUDITSHËM/ Dele Alli zbulon se nga i ka ardhur frymëzimi i festimit të golit

Dele Alli ka zbuluar gjesti me dorë që ka përdorur për të festuar golin ndaj Newcastle është frymëzuar nga fëmijët e shokut të ekipit te Anglia, Jamie Vardy, gjatë Kupës së Botës. Mesfushori i Tottenham ka dhënë një intervistë për Standard Sport dhe ka zbuluar se festimi ka lindur nga një bisedë e thjeshtë mes tij dhe Vardy gjatë Botërorit.

“Kur ishim në Kupën e Botës, kishte ditë që familjet lejoheshin të vinin në hotel,” shprehet ai. “Një pasdite, fëmijët e Vardy-t ishin vërdallë dhe më pyetën nëse mund ta bëja. Pashë që të tjerët po vuanin ta bënin dhe mu duk e bukur.

“Më pas mora vesh se vëllai i Jesse Lingard ua kishte shpjeguar se si bëhej. Kur isha me shokët me pushime të gjithë vazhdonim ta bënim, kështu që e bëra edhe në fushë kur shënova. “Nuk e dija që do të shpërthente në këtë mënyrë. Ishte thjesht për qejf.”

Related posts

Transferimi te Werder Bremen, Milot Rashica thyen rekord kombëtar

Q.Autor

SHKËMBIMI I BUJSHËM/ “Demi” Lautaro tek Barcelona, braziliani rikthehet tek Interi?

Delo.autor

TRIUMFOI NË “AIR ALBANIA STADIUM”/ Flet trajneri Dechamps: Atmosfera ishin të mrekullueshme, por…

Delo.autor

Leave a Comment