Futboll Premier League Sport

RRËFEN “TRADHTINË” PËR SPORTIN E PREFERUAR/ Ozil: Futbolli nuk më argëtonte, kështu që…

Një pasion për pingpongun që ka vënë në dyshim dashurinë për futbollin Mesut Ozil rrëfen tradhtinë ndaj futbollit, kur ishte akoma shumë i ri. Në një intervistë të dhënë për Marca-n, fantazisti i Arsenal-it ka pranuar se e ka braktisur futbollin për disa muaj:

“Isha me të vërtetë i mirë në pingpong, në moshën 11-12 vjeç më kanë përfshirë në skuadrën e shkollës dhe, në truneun e parë, i kam mundur të gjithë kundërshtarët”, ka thënë Ozil.

“Kam luajtur edhe kundër trajnerit tim, më ka mundur, por ka qenë një sfidë e madhe. Pasioni për sportin tim të preferuar (futbolli) ishte i madh, por në atë moment të caktuar të jetës sime jam argëtuar më shumë me pingpongun”.

“Megjithatë, më pas kam kuptuar se pingpongu nuk do të ishte sporti im, kështu që jam kthyer të luaj futboll sepse më mungonte shumë topi”.

Related posts

FATI DHE AMBICJET E MILANIT/ Shtatori është muaji vendimtar për KUQEZINJTË

Isa.Autor

Rikthehet baraspesha në Laç, Rezhinaldo ndëshkon Skënderbeun (Video)

Sadik.Autor

Përdorimi i sistemit VAR përplas UEFA-n dhe FIFA-n

Sadik.Autor

Leave a Comment