Futboll La Liga Sport

Ishte pranë transferimit te PSG, ylli i Barcelonës zbulon arsyen e qëndrimit

Gjatë merkatos verore të futbollit, mesfushori i Barcelonës njëherësh finalist i Kupës së Botës me Kroacinë, Ivan Rakitic, është joshur shumë gjatë nga PSG. Por, në përfundim të merkatos, futbollisti kroat i Barças vendosi të qëndrojë mes ngjyrave blaugrana. Në një intervistë të dhënë për “Novi List”, kroati Rakitic ka folur në lidhje me ofertat e marra në adresë të tij, dhe për vendimin për të qëndruar te Barcelona.

“Kishte fjalë dhe kishte gjithashtu oferta. Komunikova me bashkëshorten time dhe vendosëm se do të ishim të lumtur dhe krenar që të qëndronim për të qenë pjesë e këtij klubi të madh. Bëj pjesë në këtë histori të bukur me Barcelonën prej disa kohësh dhe nuk është momenti për t’u larguar. Kush është ai që largohet lehtësisht nga Barcelona?”, deklaroi Rakitic.

Related posts

5 KAMPIONATE TË FITUARA NË 5 VJET/ “Hajmalia” dorëhiqet nga futbolli dhe merr një rrebesh mesazhesh

Delo.autor

ZYRTARE/ Ja fjalët e para të Shaqirit si lojtar i Liverpoolit

Isa.Autor

Zidane: Bale mbetet lojtar i rëndësishëm për Real Madridin

Q.Autor

Leave a Comment