Futboll

Rooney zbulon sherrin me Roy Keane në ndeshjen e tij të parë jashtë fushe me United

Wayne Rooney debutoi në emisionin Sky Sports Monday Night Football këtë javë, dhe nuk harxhoi kohë duke treguar disa anekdota interesante.

Pasi dha mendimin e tij për humbjen 4-1 të Chelsea-t ndaj Watford, Rooney reflektoi mbi periudhën 13-vjeçare të kaluar tek United. Rooney iu bashkua Djajve në moshën 18-vjeçare, duke u larguar nga klubi i tij i fëmijërisë Everton për 35 mln euro, një shifër rekord për një adoleshent në atë kohë.

Image result for Rooney keane

Rooney reflektoi mbi ndeshjen e parë jashtë fushe me United, dhe se si u përfshi në një sherr me kapitenin Roy Keane.

“Gjithmonë do ta mbaj mend ndeshjen e parë jashtë fushe, dhe argumentin që pata me Roy Keane,” shprehet ai.

“Roy po shihte regbi një natë përpara se ne të luanim me Newcastle. Ai shkoi të merrte ushqimin kështu që unë e çova televizorin te X-Factor dhe fsheha telekomandën.

 

“Ai nuk ishte i lumtur kështu që plasi një sherr i vogël. Por mendoj se ai më respektoi më tepër pas gjestit.”

Nuk ka shumë njerëz që do t’ia fshihnin telekomandën Roy Keane, dhe Rooney ka treguar guxim të madh për një 18-vjeçar.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i finales Chelsea-Arsenal në Europa League, ja emri

Delo.autor

ÇËSHTJA SALA/ Familja kërkon akoma përgjigje pas dy vitesh: Nuk e dimë si dhe pse ka vdekur

Delo.autor

CHELSEA VË DUART NË KOKË/ Hazard: Ti më NJEH, unë kam DASHUR gjithmonë të…

Isa.Autor

Leave a Comment