Futboll Kombëtarja Sport

Kombëtarja U-21/ Sonte përballja me Spanjën për kualifikueset e Europianit

Kombëtarja U-21, e drejtuar nga Alban Bushi, do të përballet sonte në orën 20:00 me Spanjën për kualifikueset e Kampionatit Europian. Ndeshja do të luhet në Cordoba, ndërsa skuadra e drejtuar nga Bushi do të tentojë të bëj një paraqitje të mirë, pasi shpresat për kualifikim janë të pakta. Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Alban Bushi, për ndeshjen ndaj Spanjës dhe miqësoren ndaj Italisë pak ditë më pas, janë thirrur futbollistët më të mirë të mundshëm të kësaj grupmoshe.

Këtu përfshihen emra si: Kristal Abazaj, Kejdi Bare, Ylber Ramadani, Gentian Selmani, Endri Çekiçi, Rubin Hebaj etj. Pak ditë më parë gjatë konferencës për shtyp në lidhje me këtë ndeshje, trajneri Alban Bushi tha se skuadra do të jap 200% ndaj Spanjës. Edhe pse trajneri beson se matematikisht mund të arrijë vendin e dytë në Grupin 2, sërish kjo duket e pamundur.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Modric i pashitshëm, REALI NUK do të pranojë asnjë ofertë

Isa.Autor

LA LIGA/ Pathyeshmëria e Barcelonës kalon nga Villarreal

Sadik.Autor

“NDIHEM SI DREJTUES”/ Rrëfimi special i Ibrahimovic: Ju tregoj raportet speciale me Gatusson dhe Galianin

Delo.autor

Leave a Comment