Futboll La Liga Sport

TMERROHET REALI/ KARIKATURA E DITËS: Leo MESSI prenoton “SHALËT” e Courtois

Real Madridi ka përforcuar portën me ndërkombëtarin belg, Thibaut Courtois. Duket se Keylor Navas, një pikë tepër e fortë në suksesin e “Los Blancos”, fitimin e tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve, nuk mjaftonte për Florentino Perez. Presidenti merengues ka prezantuar sot ish-portierin e Chelsea, që bëri një paraqitje vërtet mbresëlënëse në Kupën e Botës së Rusisë.

Tashmë shtohet vështirësia e zgjedhjes për trajnerin Julian Lopetegui, i cili ka gjasa t’ua ndajë detyrat dy “gardianëve” të vet, që rivalizojnë për titullar. Në kampin e “armiqve”, megjithatë, nuk ndihen në siklet nga ky përforcim. Barcelona e di se ka në përbërje një “bomber” jashtëtokësor, si Leo Messi, i cili ia ka marrë dorën më së shumti portës së Real Madridit, duke u bërë një pikë e padiskutueshme referimi në “El Classico”.

Me këtë qasje është edhe karikatura e ditës e “Goal.com”, që ka autorësinë e Omar Momani, bashkë me diçiturën përkatëse dhe sqaruese: “Lionel Messi është duke ëndërruar për kompletimin e “hat-trick” shalë-hapës kundër Thibaut Courtois, portierit të ri të Real Madridit”.

Related posts

BRAZIL – ARGJENTINË/ Nga statistikat që flasin në favor të Brazilit deri te zëvendësimi i Messit nga Simeone

Isa.Autor

HEDH “TENTAKULAT” NË PREMIER/ Perez ka gati 30 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

SHKARKIMI I KATËRT NË KARRIERË/ Nuk ikën pa kosto, Koeman largohet nga Barcelona me… 12 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment