Futboll Sport

E PARITUR/ Ibrahimovic e mbyll me Los Angeles Galaxy, zbulohet destinacioni surprizë

Sigurisht që nuk do të ishte hera e parë që Zlatan Ibrahimovic, befason botën e futbollit. Suedezi, 36 vjec, nuk dëshiron të ndalojë së luajturi futboll. Pas eksperiencës pozitive në MLS me Los Angeles Galaxy, e ardhmja e ish sulmuesit të Milan-it dhe Inter-it mund të jetë në Egjipt. Sipas asaj që raporton e përditshmja meksikane RECORD, në fakt, sulmuesi mund të pranojë ofertën e Pyramids FC.

Turki al-Sheikh, një miliarder saudit dhe president i klubit egjiptian, është i gatshëm të bëjë një investim gjigant për të sjellë Ibrahimovic në ekipin e tij. Suedezi mund të mbërrijë në Egjipt atëherë kur përfundon MLS, e planifikuar për në dhjetor dhe mund të aktivizohet me klubin e ri që në ditët e para. Sulmuesi do të sillte shumë prestigj për ekipin egjiptian, që tashmë kanë punësuar ish-yllin e Milanit, Nelson Dida, në rolin e trajnerit të portierëve.

Related posts

OFENDOI TRAJNERIN NË “INSTAGRAM”/ Partizani i bën gati “valixhet” mesfushorit… (FOTO)

Delo.autor

(VIDEO) Chelsea e ‘frikshme’ në minutat e para, dyfishon rezultatin ndaj Stoke Cityt

Q.Autor

Të frikshëm dhe të shpërqëndruar/ Mediat italiane kritikojnë KEQ Hysajn e Berishën

Isa.Autor

Leave a Comment