Futboll La Liga Sport

JO VETËM LOJTAR UNIK/ MESSI edhe një baba shembullor. I merr vetë fëmijët në…

Lionel Messi, pavarësisht famës dhe angazhimeve të shumta sportive, e bën më së miri detyrën e babait shembullor. Kjo konstatohet sidomos kur merr fëmijët e tij në shkollë, në ditën e parë…, sikurse ndodhi së fundi me të birin e tij, Mateo. Ylli i Barcelonës, 31 vjeç, postoi në Instagramin e vet një foto me Mateo dhe Thiago, ky i fundit nën uniformën e shkollës.

Messi, i dyti nga e djathta, në rreshtin e parë, 4-vjeçar, kur luante për ekipin rinor, Grandoli, në Argjentinë
Messi, i dyti nga e djathta, në rreshtin e parë, 4-vjeçar, kur luante për ekipin rinor, Grandoli, në Argjentinë

“Mundo Deportivo” raporton se Messi shkoi në shkollën e fëmijëve të tij me bashkëshorten, Antonela Roccuzzo, e cila në këtë rast kishte për detyrë të bënte këtë foto. Çifti ka tre djem, pasi Antonella lindi Ciro në mars të këtij viti. Philippe Coutinho është aktualisht në SHBA me ekipin kombëtar brazilian, por gruaja e tij, Aine, ka postuar një çast të vajzës së tyre në rrugën për në të njëjtën shkollë me fëmijët e Messit.

Related posts

U TRANSFERUA NË FRANCË/ Shpërthejnë “memet” pas kalimit të Icardit tek PSG (FOTO)

Delo.autor

Merr fund pritja/ MILAN mëson datën për të luajtur ndeshjen e prapambetur me Genoan

Isa.Autor

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Jam shqiptar i Kosovës, dua të luaj për vendlindjen time

Q.Autor

Leave a Comment